Bibla/Bible
Reply
Fjalët e Ditës
Jeremia tha: “Për plagën e bijës së popullit tim jam i dëshpëruar, po mbaj zi, jam i tmerruar. A nuk ka vallë ndonjë balsam në Galaad, a nuk ka atje ndonjë mjek?
Jeremia 8:21, 22
Jezusi tha: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët”.
Luka 5:31-32
Zot mbaje mend: mos e prish besëlidhjen me ne.
Jeremia 14:21
Zoti na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t’u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë.
Luka 1:69, 72